Arsyeja pse jemi një nga markat më të besuara dhe më të preferuara në industrinë e hotelerisë në rajon, ka të bëjë pikërisht me frymën dhe vlerat tona. Në hotelet tona nuk mungon asnjë shërbim modern apo facilitet relaksues.
Por ne diferencën e bëjmë me zemër, duke shkrirë mikëpritjen e shkëlqyer shqiptare me standardet ndërkombëtare të hotelerisë. 7 hotelet tona mikpritëse, së bashku me ekipin tonë që vijnë nga shkollat profesionale të kuzhinës dhe hotelerisë, çojnë përpara traditën dhe trashëgiminë e FAFA-s, e cila shtrihet në dy dekada dhe tre breza.
Historia jonë filloi në vitin 2012, kur FAFA hapi hotelin e parë në bregdetin shqiptar: një projekt modest, por ambicioz, që shumë shpejt u bë i njohur për mikpritjen, autenticitetin dhe kujdesin ndaj detajeve. Të shtyrë nga një vizion i qartë për të revolucionarizuar përvojën e vizitorëve në Shqipëri, u zgjeruam në mënyrë të qëndrueshme, duke vendosur gjithmonë cilësinë, komoditetin dhe kënaqësinë e klientëve tanë në qendër të misionit tonë.
Vit pas viti, kemi investuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe tek njerëzit, duke trajnuar talente të rinj, duke futur shërbime novatore dhe duke adoptuar praktika të qëndrueshme që respektojnë si mjedisin, ashtu edhe komunitetet lokale. Sot, FAFA Hotels & Resorts është më shumë se një vend ku pushohet; është simbol i mikpritjes moderne shqiptare, ku çdo vizitor pritet si pjesë e familjes dhe çdo qëndrim është menduar të jetë njëkohësisht relaksues dhe frymëzues.
Nga pushimet familjare te konferencat me përmasa të mëdha, nga eksperiencat kulinare te festivalet e paharrueshme buzë detit, jemi këtu për t'i dhënë kuptim çdo momenti. Duke parë drejt së ardhmes, mbetemi të përkushtuar për të vazhduar të rritemi me integritet, të udhëhequr nga të njëjtat vlera që na nisën në këtë rrugëtim.
Zbulo hotelet tonaProfesionistë të dedikuar nga fushat e kuzhinës dhe hotelerisë, që ofrojnë shërbim të shkëlqyer dhe të personalizuar.
Mikëpritja e ngrohtë shqiptare e kombinuar me standardet më të larta ndërkombëtare.
Praktika të përgjegjshme që respektojnë mjedisin dhe mbështesin komunitetet lokale.