Në FAFA Hotels & Resorts, përputhshmëria me ligjin dhe etika në biznes janë themelet e veprimtarisë sonë. Kjo politikë zbatohet për të gjithë punonjësit, drejtuesit dhe partnerët tanë, duke garantuar standardet më të larta të integritetit në çdo aspekt të punës sonë.
Me anë të një sistemi të fortë të menaxhimit të përputhshmërisë, ne sigurojmë respektimin e ligjeve dhe rregulloreve, si dhe promovimin e një kulture të transparencës dhe përgjegjësisë.
Sigurojmë dhe promovojmë respektimin e plotë të legjislacionit në fuqi, duke ndaluar çdo veprim të kundërligjshëm.
Identifikojmë dhe parandalojmë aktivitetet me rrezik të lartë që mund të lidhen me shkelje ligjore.
Minimizojmë ekspozimin ndaj rreziqeve ligjore dhe prekjes së reputacionit përmes kontrollit të brendshëm.
Forcojmë respektimin e Kodit tonë Etik si themel i sjelljes profesionale në të gjitha nivelet.
Përhapim një kulturë përputhshmërie në të gjithë organizatën, nga drejtuesit tek çdo punonjës.
Edukojmë dhe ndërgjegjësojmë vazhdimisht stafin mbi standardet e përputhshmërisë.
Aplikojmë një politikë të zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit, kodit etik apo standardeve tona. Çdo shkelje trajtohet me seriozitetin maksimal dhe masa të menjëhershme, në përputhje me protokollet tona të kontrollit të brendshëm.
Çdo shkelje mund të çojë në: