
FAFA Beach Resort
FAFA Beach Resort4â
Mali i RobitIdeal për çiftet apo për familjet që duan të pushojnë larg zhurmës dhe turmave. FAFA Beach Resort ofron të gjithë komoditetin dhe intimitetin e një strukture të mbledhur, ku ndiheni si në shtëpinë tuaj. Pavarësisht përmasave të moderuara, këtu do të gjeni të gjitha shërbimet e nevojshme për relaks të plotë dhe për pushime të paharrueshme. Restorant a la carte, 2 pishina të jashtme dhe beach bars, gjithçka dy hapa nga një plazh privat që ju pret me rërë të artë. I ndodhur në Malin e Robit, FAFA Beach Resort është fare pranë disa prej parqeve natyrore më të bukura në vend si dhe dy hapa larg qyteteve shqiptare më të pasura për nga trashëgimia kulturore.
Pikat kryesore të hotelit
All Inclusive
Kuzhinë ndërkombëtare
Pije lokale të përzgjedhura
Plazh privat
Miqësor për familje
Produkte & furnitorë lokalë
Restorant bufé
Kuzhinë mesdhetare
FOTO




















DHOMA & SUITA

Dhoma Standarde & Familjare
Dhoma moderne dhe të pajisura plotësisht, ku do të mund të pushoni ashtu siç e meritoni, ndërkohë që shijoni të gjitha lehtësirat kryesore që ofron struktura jonë.

Studio & Apartamente
Ideale për qëndrime të gjata apo pushime në grup, studiot dhe apartamentet tona janë të pajisura me gjithçka të nevojshme për një eksperiencë autentike shqiptare.
