
FAFA Aqua Blue Hotel
FAFA Aqua Blue Hotel5★
FAFA Aqua Blue HotelMidis blusë së Adriatikut dhe kaltërsisë tipike të qiellit shqiptar, FAFA Aqua Blue Hotel është destinacioni ideal për pushime tipike mesdhetare. Në këtë resort ju do të krijoni kujtime të paharrueshme. Me gati pafund mundësi argëtimi për familjet dhe hapësira relaksi për çiftet, sido të jetë, ky resort ka përmasat e një eksperience unike e cila përjetohet si personale. Plazhi privat, pishina e jashtme, zona e restorantit, beach bar dhe qendra e trajtimeve dhe relaksit janë vetëm disa nga hapësirat ku ne do të kujdesemi për ju me dedikimin dhe profesionalizmin që karakterizon FAFA Hotels & Resorts. Nuk mungojnë aktivitetet në grup për familjet, dhe argëtimi i sigurt për fëmijët. Sqimatarët i pret një kuzhinë e pasur ndërkombëtare, koktejle speciale, aktivitete kulturore dhe plot raste për të treguar aftësitë në pistën e kërcimit. I vendosur në një zonë strategjike, në zemër të Rivierës Shqiptare, FAFA Aqua Blue Hotel ju lejon të vizitoni disa nga atraksionet më të bukura në vend.

















