
FAFA Aqua Blue Hotel
FAFA Aqua Blue Hotel 4★
FAFA Aqua Blue Hotel
Midis blusë së Adriatikut dhe kaltërsisë tipike të qiellit shqiptar, FAFA Aqua Blue Hotel është destinacioni ideal për pushime tipike mesdhetare. Në këtë resort ju do të krijoni kujtime të paharrueshme. Me gati pafund mundësi argëtimi për familjet dhe hapësira relaksi për çiftet, sido të jetë, ky resort ka përmasat e një eksperience unike e cila përjetohet si personale. Plazhi privat, pishina e jashtme, zona e restorantit, beach bar dhe qendra e trajtimeve dhe relaksit janë vetëm disa nga hapësirat ku ne do të kujdesemi për ju me dedikimin dhe profesionalizmin që karakterizon FAFA Hotels & Resorts. Nuk mungojnë aktivitetet në grup për familjet, dhe argëtimi i sigurt për fëmijët. Sqimatarët i pret një kuzhinë e pasur ndërkombëtare, koktejle speciale, aktivitete kulturore dhe plot raste për të treguar aftësitë në pistën e kërcimit. I vendosur në një zonë strategjike, në zemër të Rivierës Shqiptare, FAFA Aqua Blue Hotel ju lejon të vizitoni disa nga atraksionet më të bukura në vend.
DETAJET E HOTELIT
Pikat kryesore të hotelit
Bar buzë detit
2 pishina të brendshme
2 pishina të jashtme
Parku ujor
Shezlongë falas
Zonë private bregdeti
Qendër wellness & spa
Recepsion 24-orësh
Photos
















Rooms

Dhoma Standarde & Familjare
Dhoma moderne dhe të pajisura plotësisht, ku do të mund të pushoni ashtu siç e meritoni, ndërkohë që shijoni të gjitha lehtësirat kryesore që ofron struktura jonë.
Vendndodhja
Vende me interes në afërsi
Si të arrini këtu
Vendndodhja e hotelit
FAFA Aqua Blue Hotel është destinacioni ideal për pushime tipike mesdhetare. Në këtë resort ju do të krijoni kujtime të paharrueshme.